Lajme

Deri në 20 minuta për të dalë nga Kosova në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 05 Gusht 2024

Shumë bashkëatdhetarë po i kalojnë pushimet në vendlindje, e disa prej tyre tanimë i kanë përfunduar ato dhe po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Prandaj në pikat kufitare, sidomos ato që lidhin Kosovën me Serbinë, vërehet fluks më i madh këtyre ditëve.

Qendra për Menaxhim Kufitar e MPB-së, ka përditësuar të dhënat e saj.

-Advertisement-

Sipas të dhënave pritje për të dalë nga Kosova më së shumti ka te Dheu i Bardhë.

Aty pritjet janë deri në 20 minuta, kurse kolonat e veturave mëngjesin e së hënë shkon deri në 100 metra.

Tek pikat e tjera, pritjet nuk shkojnë më shumë se pesë deri në 10 minuta.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy