Si të përkujdeseni për veshkat në stinën e verës
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 25 Korrik 2024
Në stinën e nxehtë të verës, trupi i njeriut është shumë i brishtë dhe goditet në disa fronte.
Këputja fizike nga vapa dhe dehidratimi janë dy probleme që shkaktojnë shumë stërmundim për shumë organe në trupin e njeriut.
Në përkujdesjen ndaj shëndetit në stinën e verës, njeriu duhet të jetë veçanërisht i vëmendshëm ndaj veshkave.
Veshkat ruajnë ekuilibrat e lëngjeve në trup.
Ato filtrojnë mineralet dhe mbetjet ushqimore apo ato të medikamenteve nga gjaku.
Për këto funksione bazë, veshkat kanë nevojë për shumë lëngje që të pastrojnë organizmin nga toksinat dhe infeksionet e mundshme.
Si Të Përkujdeseni Për Veshkat Në Stinën e Verës
Nga rrjedha e përditshme e jetës, mund të harrojmë shumë hapa bazë për mbrojtjen e shëndetit, sidomos në ditët përvëluese të verës.
AgroWeb.org ju këshillon që në verë të tregoheni të vëmendshëm ndaj shëndetit të veshkave i cili përkeqësohet si pasojë e temperaturave të larta.
Këto të fundit mund të nxisin formimin e gurëve në veshka ndërkohë që dehidratimi mund të shkaktojë një dështim akut të tyre.
Konsumoni Më Shumë Lëngje
Konsumi i pakët i lëngjeve dhe ujit mund të nxisë infeksionet e veshkave dhe ato urinare sepse veshkat nuk e pastrojnë organizmin dhe toksinat mbeten brenda nesh.
AgroWeb.org ju sugjeron konsumin e 1.5 deri në 2 litra ujë në ditë për të mbajtur infeksionet larg.
Uji me limon dhe dhalla janë dy mënyra të mira jo vetëm për tu hidratuar por edhe për më shumë shëndet.
Kujdes Me Medikamentet
Tregoni durim me dhimbjen dhe përpiquni të frenoni dëshirën për të konsumuar një ilaç kundër dhimbjes.
Konsumi i tepruar i këtyre ilaçeve mund të shkaktojë probleme në funksionin e veshkave.
Një prej këtyre ilaçeve që i bën dëm veshkave është ibuprofeni i cili nuk duhet konsumuar rregullisht dhe pa u konsultuar me mjekun.
Shmangni Kafeinën
Kafeina ju dehidraton dhe ky i fundit i stërmundon veshkat.
Përpiquni të hani sa më shumë perime dhe fruta të cilat e mbajnë trupin të freskët.
E fundit por jo nga rëndësia, ekspertët këshillojnë shmangien e qëndrimit afatgjatë në diell që të mos dehidratoheni.

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
































