Oda Amerikane e shqetësuar me trajtimin e vazhdueshëm preferencial të ndërmarrjeve publike
Autori: Gazeta inFokus
10:40 | 24 Korrik 2024
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me vazhdimin e trajtimit të favorizuar të ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, të cilat sipas kësaj ode, cenojnë parimet e konkurrencës së lirë dhe ekonomisë së tregut, në kundërshtim me aktet juridike të shtetit.
Oda Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me, siç thuhet në komunikatë, diskriminimin që u është bërë ndërmarrjeve private në favor të ndërmarrjeve publike.
“Përgjatë viteve të kaluara – specifikisht në 2016, 2019 dhe 2020 – Oda Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin që u është bërë ndërmarrjeve private në favor të ndërmarrjeve publike, respektivisht aplikimin e gabueshëm të dispozitave për blerjet “brenda shtëpisë” përmes të cilave autoritetet publike blejnë shërbime nga ndërmarrjet publike në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe Ligjin e Prokurimit Publik”.
“Shqetësues vazhdon të jetë promovimi direkt i shërbimeve dhe produkteve të operatorit shtetëror të telefonisë mobile, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Oda Amerikane rikujton hisedarët shtetërorë se Neni 13 i këtij Ligji, respektivisht paragrafi 13.1 e thotë në mënyrë të qartë se të gjitha ndërmarrjet publike si dhe zyrtarët dhe drejtorët e tyre, pa asnjë përjashtim, u nënshtrohen ligjeve, rregulloreve dhe akteve nënligjore të cilat i rregullojnë shoqëritë tregtare në pronësi private”, ka thënë Oda Amerikane.
Në komunikatë gjithashtu thuhet se është brengosës edhe mosveprimi i Autoritetit të Konkurrencës dhe organeve të tjera ligjzbatuese në Kosovë, për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë në vemd.
Oda Amerikane ka përcjell veprimet e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë, përfshirë Kryeministrin, të cilët qartazi kanë promovuar produktet e kësaj ndërmarrje publike para qytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, në kundërshtim direkt me dispozitat e ligjit që rregullon funksionimin e ndërmarrjeve publike.
“Favorizimet direkte dhe indirekte të kësaj ndërmarrje publike kundrejt operatorit privat, respektivisht një investitori të huaj, në një treg të rregulluar, përbëjnë shkelje jo vetëm të dispozitave të ligjit të sipërcekur, por edhe të aktit më të lartë juridik – Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila parasheh që bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës është ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë”.
“Në përmbyllje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bënë thirrje edhe një herë të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, që të ndërpresin menjëherë praktikën e favorizimit të ndërmarrjeve publike dhe diskriminimit të ndërmarrjeve private dhe investitorëve të huaj në vend, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese e ligjore. Secili veprim ndryshe i autoriteteve publike të cilat kanë përgjegjësi për ofrimin e mjedisit të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik, privatë dhe publikë, do të rëndojë më tej klimën e të bërit biznes në vend dhe do të cenojë prospektet e Kosovës për tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, thuhet tutje në komunikatën e Odës Ekonomike Amerikane.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
































