Lajme

Pesë persona të vrấrë në një shtëpi të të moshuarve në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 22 July 2024

Pesë persona u vranë të hënën në Shtëpinë për të moshuar dhe të pafuqishëm në qytetin Daruvar – pjesa qendrore e Kroacisë.

Jozyrtarisht mësohet se një burrë hyri në këtë shtëpi dhe qëlloi me armë zjarri, raporton radion Evropa e Lirë.

Sipas informacioneve fillestare, pesë persona mbetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa disa janë ende nën trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Mediat shtojnë se sulmuesi iku nga vendi i ngjarjes, por se u kap shumë shpejt nga policia.

“Personi që është i lidhur me krimin, është nën mbikëqyrjen e policisë. Në vendngjarje do të kryhet një hetim i drejtuar nga zëvendësi i prokurorisë së qarkut Bjellovar”, tha policia.

Televizioni rajonal N1 raportoi se sulmuesi është i lindur në vitin 1973, se ka qenë luftëtar në luftën e viteve ’90 në Kroaci dhe se është i afërm i njërit prej banorëve në shtëpinë e të moshuarve.

Daruvar është një qytet me banja, me një popullsi prej 8.500 banorësh.REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera