Lajme

Policia hap konkurs në veri për zyrtarë policorë nga komunitetet pakicë

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 11 Korrik 2024

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj nga të gjitha minoritetet.

Sipas policisë, konkursi është hapur për zyrtarë policorë për drejtorinë rajonale të policisë në veri të Kosovës.

“KONKURS: Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë në veri, policia pati hapur edhe vitin e kaluar, pas dorëheqjes së rreth 500 serbëve që ishin pjesë e Policisë së Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy