UEFA nis procedurë hetuese ndaj Mirlind Dakut
Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 21 Qershor 2024
Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë festuan së bashku para ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë, të zhvilluar të mërkurën në kuadër të “Euro 2024”. Në stadiumin në Hamburg, tifozët e Shqipërisë dhe ata të Kroacisë qëndruan në tribuna të njëjta dhe nuk është raportuar për ndonjë incident. Në të paktën një moment ata kanë kënduar së bashku. Janë dëgjuar duke thirrur “mbyte serbin”.
Nuk ka vonuar shumë dhe Federata e Futbollit e Serbisë reagoi. Fillimisht nga Federata serbe thanë se do të tërhiqen nga Evropiani nëse UEFA nuk dënon Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Federatën Kroate të Futbollit. Në ankesën zyrtare të Federatës serbe kërcënimi për tërheqje megjitahtë nuk është përmendur.
Dhe, të enjten mbrëma, ashtu si pritej, UEFA nisi hetimet. Por jo se këtë e ka kërkuar Federata serbe. Hetimet e UEFA-s ishin planifikuar edhe para se serbët të ankoheshin.
UEFA ka caktuar një inspektor për të kryer hetimet “lidhur me sjelljen e mundshme raciste dhe diskriminuese nga tifozët, që dyshohet se kanë ndodhur në ndeshjen Kroaci – Shqipëri”.
Gjasat janë të mëdha që FSHF-ja dhe Federata kroate të gjobiten nga UEFA. Të dy federatat tashmë janë gjobitur për sjelljet e tifozëve të tyre në ndeshjet e xhiros së parë të “Euro 2024”.
Më i rëndë vlerësohet rasti i sulmuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku.
Pas ndeshjes me Kroacinë, Daku mori altoparlantin dhe iu afrua tribunës ku ishin tifozët shqiptarë. Është dëgjuar duke nisur fyerje ndaj maqedonasve.
Të enjten paradite Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut doli me reagim zyrtar duke kërkuar nga Daku që të kërkojë falje dhe nga UEFA-ja që të hetojë rastin. Rasti i Dakut, që ishte plotësisht i pamatur, është përmendur edhe në letrën e Federatës serbe për UEFA-n.
Dhe UEFA do ta hetojë edhe atë.
“Është hapur një hetim lidhur me sjelljen që supozohet se ishte e papërshtatshme, e lojtarit të FSHF-së, Mirlind Daku. Informacione të tjera lidhur me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, shkruan në njoftimin e UEFA-s.
Pasi fyerjet ndaj një vendi tjetër janë të evidentuara, gjasat janë të mëdha që edhe Daku të dënohet nga UEFA.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































