Sport

Mbappe me maskë pritet ta udhëheqë Francën kundër Holandës

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 21 June 2024

Trajneri, Didier Deschamps ka thënë se kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian kundër Holandës, pasi theu hundën në fitoren 1:0 ndaj Austrisë.

Sulmuesi francezë, i cili u lëndua në një përplasje me Kevin Danson e Austrisë, ka kërkuar ndihmë për të gjetur një maskë mbrojtëse në mënyrë që të mund të paraqitet kundër holandezëve, në kuadër të Grupit D, në ndeshjen e cila fillon në orën 21:00.

Mbappe provoi maskën. Kurse, Deschamps ka thënë se gjithçka po shkon në drejtimin e duhur.

-Advertisement-

“Kylian Mbappe do të mbajë një maskë, por nuk keni nevojë të dini detajet rreth kësaj maske”, është shprehur Deschamps.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera