Samiti i paqes për Ukrainën, Zelensky: Do t’i paraqesim Moskës propozimin për përfundimin e luftës
Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 16 June 2024
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se do t’i paraqiste Moskës një propozim për përfundimin e luftës pasi të ishte rënë dakord nga komuniteti ndërkombëtar.
Ai e bëri këtë angazhim në Zvicër gjatë një fjalimi në një samit inaugurues për paqen në vendin e tij, ku morën pjesë më shumë se 90 vende, por jo Rusia.
“Ne duhet të vendosim së bashku se çfarë do të thotë një paqe e drejtë për botën dhe se si ajo mund të arrihet në një mënyrë vërtet të qëndrueshme. transparente për njerëzit, pastaj do t’u komunikohet përfaqësuesve të Rusisë”-u shpreh Zelensky.
Zelensky nuk tha nëse ishte i përgatitur të angazhohej drejtpërdrejt në bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.
Në prag të samitit, Putin parashtroi kushtet e tij për t’i dhënë fund konfliktit. Ai i bëri thirrje Ukrainës që të tërheqë trupat e saj nga jugu dhe lindja e vendit dhe të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, kushte që u hodhën poshtë shpejt nga Zelensky.
“Putini bëri një propozim. Por ne duhet të themi të vërtetën. Ai nuk po bën thirrje për negociata. Ai po bën thirrje për dorëzim.“-u shpreh Kamala Harris, zvpresidente e SHBA
Udhëheqësit perëndimorë u rreshtuan për të premtuar mbështetje për Ukrainën dhe për të theksuar nevojën për një zgjidhje me kushtet e Kievit.
“Putini nuk ka interes për një paqe të vërtetë. Ai ka nisur një fushatë të qëndrueshme diplomatike kundër këtij samiti.” –u shpreh Rishi Sunak.
“Një armëpushim pa negociata serioze, thjesht mbi bazën e të ashtuquajturave realitete të reja, vetëm do të legjitimonte rrëmbimin e paligjshëm të tokës nga Rusia Në fund, kjo do të rezultonte në një tjetër konflikt të ngrirë një skenar që është i padrejtë, i rrezikshëm dhe jo i qëndrueshëm”-u shpreh Olaf Scholz.
Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen këmbënguli se “ngrirja e konfliktit me trupat e huaja që pushtojnë tokën ukrainase nuk është një përgjigje. Por disa vende theksuan nevojën për t’i dhënë zë Rusisë dhe kritikuan disa sanksione perëndimore që synojnë Moskën.
Kievi do të duhet të përgatitet për një “kompromis të vështirë” tha Ministri i Jashtëm saudit dhe presidenti i Kenias kritikoi një marrëveshje të fundit të G7 për të ofruar një kredi prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, e siguruar kundër fitimeve të aseteve të ngrira ruse.
Të tjera
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...