Pritet që raporti i Borrell-it të rekomandojë shfuqizimin e sanksioneve ndaj Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
10:05 | 29 Maj 2024
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ende nuk e ka finalizuar raportit lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.
Sipas burimeve evropiane të informuara mirë, raporti i Borrell duhet të përfundojë më së voni deri në fund të majit. Raporti pritet të përmbajë rekomandimin për heqjen e masave dhe e vetmja e panjohur është nëse ato do të hiqen plotësisht apo gradualisht.
Sipas këtyre burimeve, operacioni në veri të hënën e kaluar ka bërë që të vonohet finalizimi i raportit, për të marrë parasysh këto veprime të autoriteteve kosovare.
Ata pretendojnë se raporti do të përfshijë edhe operacionin e javës së kaluar nga autoritetet e Kosovës, kur policia mbylli gjashtë objekte të Kursimores së Postës së Serbisë dhe Bankës Popullore të Serbisë, në katër komuna në veri të Kosovës, raporton Paparaci.
Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, ka konfirmuar se ngjarjet e fundit do të jenë gjithashtu pjesë integrale e raportit të Borrell.
“Masat u vendosën për të motivuar autoritetet e Kosovës që të punojnë për de-përshkallëzimin. Natyrisht, gjithçka që ndodh në terren, e që ka ndikim negativ në përpjekjet për deeskalim, është regjistruar dhe përfshirë në raport”, ka thënë Stano.
Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në fund të muajit prill, menjëherë pas mbajtjes së votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri, u deklaruan për heqjen e masave ndaj Kosovës.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...





























