Rozë

Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales por me partnere në dy mendje

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 26 May 2024

Mbrëmë u zhvillua finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Pas një transmetimi maratonë që mezi mbaroi rreth orës 3 të mëngjesit, fituese u shpall Egla Ceno e cila në dyshen e fundit mbeti me aktorin Jul Deda.

-Advertisement-

Ky i fundit duket që e pranoi mjaft mirë faktin që doli i dyti por dy emra nuk e kapërdinë dot.

Ishte Meriton Mjekiqi, i larguari i parë për befasinë e shumëkujt, ai që lëshoi sallën bashkë me Ilnisën, partneren e tij në këtë format.

Njëjtë veproi edhe Romeo Veshaj, i cili vetë doli edhe më dobët se i vëllai, duke u ranguar i treti.

Ai ka lëshuar sallën duke mos qenë prezent deri në fund të programit, konkretisht momentin kulminant të shpalljes së fitueses.

Por, njëjtë nuk ka vepruar partnerja e tij Heidi, që ka respektuar programin deri në fund duke mos e ndjekur nga pas si Ilnisa. Madje Heidi shihet teksa duartroket fituesen.

Ndryshe, këtë herë nuk pati episode tensioni dhe dhune, sikurse në Big Brother 1 kur po nga Romeo, kishte plasur sherri me sigurimin përgjatë publicitetit pasi Donaldi doli i dyti. /Prive.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera