Ambasadori francez kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos e surprizojnë: Duhet koordinim
Autori: Gazeta inFokus
09:43 | 24 Maj 2024
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka shpjeguar se çfarë nënkuptojnë me koordinim dhe pse është i rëndësishëm për ta.
Ai tha se koordinim do të thotë që autoritetet e Kosovës, të mos i zënë në befasi shtetet mike sic janë Franca, Gjermania e shtetet tjera.
Koordinim sipas tij do të thotë që KFOR-i dhe EULEX-i të njoftohen paraprakisht për veprimet e rëndësishme.
“Koordinimi do të thotë menaxhimin e dallimeve potenciale në mendime, që nënkupton të mos i merrni miqtë e tu, aleatët e tu, siç është Franca e Gjermania, dhe të mos i befasoni ata. Ka të bëjë me atë që të bisedoni paraprakisht, do të mundoheni të ulni apo zvogëloni fushëveprimet e dallimeve, kështu e nënkuptojmë koordinimin. Është po ashtu për njoftim shumë më parë me institucionet e BE-së, që quhet EULEX-in, që po bën punë të rëndësishme, bashkë me Policinë dhe KFOR-in që janë përgjejgjëse për të siguruar mjedisin e sigurtë për të gjithë. Ka një vështirësi, nëse këto..dy misione që luajnë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë edhe nëse ato befasohen. Këtë e nënkupton koordinimi”, tha ai.
Tutje ai e përmendi zbatimin e rregullores së BQK-së, duke thënë se kishte ndikim negativ te serbët në veri të Kosovës.
Po ashtu, sipas tij veprimet e autoriteteve kosovare në veri të vendit mund të shndërrojnë situata problematike.
“Ka ndikim në jetën e përditshme, të qytetarëve të rëndomte të Kosovës që kanë rastisur të jenë serbë. Dhe kur Qeveria merr vendim, qoftë një vendim shumë legjitim, si pjesë e procesit vendimmarrës shikohet ndikimi i atij vendimi te popullata, një nga arsyet që ishim kritikë, në fillim të janarit lidhur me rregulloren e BQK-së, apo zbatimit të vendimit, ka qenë mungesa e vlerësimit të ndikimit te popullata dhe frikësohemi që aktivitetet të fundit në veri do ta kenë të njëjtën ndikim te popullata. Kur njerëzit janë të pakënaqur, ekziston rreziku që të shndërrohen në një situatë që mund të jetë problematike”, tha ai. /Tv Dukagjini

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...

































