Lajme

Eurodeputeti holandez kritika për takimin Varhelyi-Vuçiq: Presidenti serb po e destabilizon rajonin

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 14 May 2024

Deputeti holandez në Parlamentin Evropian, Thijs Reuten, e ka kritikuar takimin që Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivier Varhelyi, e pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Reuten tha se Vuçiqi e destablizion rajonin, manipulon zgjedhjet, instalon qeveri pro-ruse me dy ministra të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij, kjo për Varhelyin s’paraqet asgjë shqetësuese.

“Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin, manipulon zgjedhjet, instalon qeverinë pro-ruse me dy ministra të sanksionuar nga ShBA-të, flirton me klubin autokrat BRICS, lëpinë çizmet diktatorin Xi Jinping, ndërsa komisionieri i BE-së i Orbanit thotë se kjo është mirë, s’ka asgjë për të parë këtu dhe thotë ‘ejani bashkohuni në klubin tonë’”, shkroi Reuten.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera