NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 24 April 2024
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm të stacionojë armë bërthamore në territorin e vet për të frikësuar Rusinë.
Nëse aleatët e NATO-s e kërkojnë këtë, Polonia mund të forcojë në këtë mënyrë krahun lindor të aleancës, pohoi ai në një intervistë për gazetën “Fakt”. Rusia “ka nisur të stacionojë kohët e fundit armët e saj nukleare në Bjellorusi,” u shpreh Duda duke iu referuar një njoftimi të bërë në dhjetor nga presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko.
Duket se për këtë ide të tij, Duda nuk ishte konsultuar me kryeministrin Donald Tusk i cili u tha gazetarëve duhet të bisedojë urgjentisht për këtë propozimi me presidentin pasi “kjo ide, u shpreh ai, është shumë masive dhe shumë serioze dhe unë duhet të di të gjitha rrethanat që e shtynë kreun e shtetit ta bëjë këtë deklaratë.”
Qeveria gjermane tha se oferta e Polonisë pritet në përgjithësi pozitivisht. “Në thelb, ne sigurisht jemi shumë të kënaqur me rolin që Polonia luan brenda Bashkimit Evropian ose brenda NATO-s.
Qeveria gjermane e vlerëson vërtet që Polonia po angazhohet me kontribut kaq të fortë në këtë drejtim” – tha në Berlin zëvendëszëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann. Pavarësisht dashamirësisë së Berlinit megjithatë, një lëvizje e tillë duket nuk ka për të ndodhur, të paktën jo tani shpejt. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg, deklaroi se aleanca nuk ka asnjë plan për të nisur armë të tilla në Poloni.
“NATO-ja nuk është duke planifikuar rikonfigurimin e forcave të saj nukleare apo stacionimin e cfarëdolloj force në ndonjë vend anëtar”, tha Stoltenberg.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov reagoi lidhur me stacionimin e mundshëm të armëve bërthamore në Poloni duke deklaruar se: “Përfaqësuesit ushtarakë rusë sigurisht që do të analizojnë situatën dhe si përgjigje do të marrin patjetër të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e vendit tonë”.
Të tjera
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...