Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 24 April 2024
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndëshkuese, e plotësoi.
Tash që procesi i votimit të kryetarëve të rinj dështoi, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell, u tha se do të përpiloj një raport të parë se si të vazhdohet tutje me masat e vendosura kundër Kosovës.
Por, sipas ligjvënëse të Kuvendit të Kosovës, nuk ka nevojë për të tilla dokumente që të hiqen masat që BE-ja i vendosi ndaj Kosovës.
“Ne kemi bërë mbrojte të institucioneve dhe “krimi” sipas BE-së ka qenë se ne kemi dërguar kryetarët tanë nëpër godinat komunale. Megjithatë ajo ka ndodhur por nuk ka qenë ndonjë vepër penale dhe për këtë BE s’ka nevojë që të përpiloj më raporte po veç të vendos t’i heq masat, gjendja në terren tashmë dihet, atje edhe KFOR-i është hequr nga godinat e komunave në veri të vendit, duke ditur që siguria është e plotë”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha raporton tv Dukagjin
“Shpresojmë që masat kundër Kosovës të hiqen sa më shpejt dhe t’i vendosen shtetit të Serbisë e cila ka qenë dhe mbetet destruktive në gjitha marrëveshjet si atë të Brukselit edhe atë të Ohrit”, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj.
Ndërkohë, në deklarimet e shteteve gjatë së hënës në Këshillin e Sigurimit, ishte shteti i Francës që kërkoi që pavarësisht votimeve të mbajtura të dielën në komunat veriore, kryetarët aktual që të japin dorëheqje.
Mirëpo, sipas partisë në pushtet, dështimi i votimeve kundër apo pro kryetarëve veriut ka ndodhur si pasojë e presionit nga Lista Serbe.
Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje BE-së t’i heq masat e vendosura sepse sipas tyre, me mbajtjen e votimit në veri, janë plotësuar kushtet për këtë.
Të tjera
-
E pazakontë, tufa e ujqërve zbret në Dragash
Të shtunën një kope me ujqër është parë në fshatin Pllajnik të Dragashit. ...
-
Haziri: Qeveria Kurti bllokoi 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë
I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 mi...
-
Partitë politike flasin për zgjedhje të parakohshme, por ende nuk dihet nëse do të mbahen ato
E enjtja pritet të jetë vendimtare se a do të shkojë vendi në zgjedhje të par...
-
Vetura e Ibrahim Rugovës mund të shihet përsëri në rrugë
Kjo veturë me të cilën dikur lëvizte ish-presidenti Ibrahim Rugova, mund të f...
-
Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Tusuzit: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka përkujtuar viktmat e Masakrës Tusuz ...
-
Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Finlandë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se...
-
Klinika e Onkologjisë me mungesë barnash
Infrastruktura e Klinikës së Onkologjisë u rregullua, por problemi me mungesë...
-
Ndërron jetë vajza 9 vjeçare në Gjilan, nuk ia doli me mjekimin
Pas një sëmundje të vështirë sot ka ndërruar jetë nxënësja e Shkollës Fillore...
-
Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme
Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Li...
-
Rrezik i lartë i një pandemie tjetër në Evropë, paralajmëron një zyrtare e lartë e OBSH-së
Evropa duhet të përgatitet për ‘rrezikun e lartë’ të një pandemie gripi, dekl...
-
Zeqiri: Qytetarët janë të interesuar për bashkëpunim, punësim e integrim
Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i mo...
-
Aksident mes dy motorëve në Sllatinë, lëndohen dy persona
Dy motorë janë aksidentuar në fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë...