Lajme

Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 22 April 2024

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, në raportimin e saj gjashtë mujor për Kosovën në OKB , ka folur për agresionin në Banjskë duke kërkuar drejtësi.

Ajo ka deklaroi se thotë sërish dhe do të vazhdoj ta thotë edhe në vazhdim që të dalin para drejtësisë përgjegjësit e agresionit të 24 shtatorit.

“Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë që është një incident shumë serioz i sigurisë. Kjo është edhe çështje gjyqësore, por edhe domosdoshmëri politike, në mënyrë që t’u ikim rasteve të tilla që më të mos përsëriten”, ka thënë Ziadeh.

-Advertisement-

Ziadeh ka thënë se zgjidhja e probleme që po ndodhin në Kosovë është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Thirrjet për themelimin e Asociacionit duhet të merren parasysh me këtë do të tejkalohen elementet e sigurisë për komunitetin serb që përfshin edhe çështjet e administrimit lokal. Implementimi i plotë i marrëveshjeve të dala nga dialogu është një prioritet i madh për t’iu ikur krizave që na kanë dalë, me rëndësi është që të dyja plaët të jenë të angazhuara”, ka thënë Ziadeh.

Pos tjera, ajo ka kërkuar nga palët që të angazhohen edhe në gjetjen e një zgjidhjeje për Rregulloren e re të BQK-së për çështjen e dinarit.

“Mbetemi me shpresë se do të gjendjet një zgjidhje duke i nxitur palët të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje praktike sa më shpejt”, ka pohuar Ziadeh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera