“Gjendja në Rusi po keqësohet”, DW: Rusët që refuzojnë luftën në Ukrainë kërkojnë azil në Gjermani, por përballen me refuzime
Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 22 April 2024
Gjithnjë e më pak rusë që refuzojnë luftën në Ukrainë po marrin azil në Gjermani. Sipas autoriteteve gjermane ata nuk rrezikohen, por të prekurit mendojnë ndryshe dhe kanë frikë nga kthimi në Rusi.
Më fund të shkurtit, Oleg Ponomarjov mori përgjigjen negative për kërkesën e azilit nga Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve, BAMf në Gjermani. Sipas autoriteteve ai nuk kërcënohet nga ndonjë rrezik në Rusi dhe duhet të largohet nga Gjermania brenda 30 ditësh, ndryshe duhet të presë dëbimin. Ponomarjov është i dëshpëruar.
Ai ka frikë, se me hyrjen në Rusi do të arrestohet dhe do të dërgohet në luftime në Ukrainë.
“Gjendja në Rusi po keqësohet, mobilizimi i përgjithshëm është në prag dhe niveli i aftësive të mia dhe patenta do të më lejonin të përdorja automjete ushtarake”, thotë rusi i ri. Oleg Ponomarjov erdhi në shtator 2022 në Gjermani, pas mobilizimit të pjesshëm në Rusi. Atëherë kancelari gjerman, Olaf Scholz tha, se qytetarët rusë që nuk duan të luftojnë në luftën që ka nisur Rusia me shkelje të së drejtës ndërkombëtare mund të kërkojnë mbrojtje në Gjermani.
Për këtë arsye Ponomarjov kërkoi azil në Gjermani. Ndërkohë që priste përgjigjen për azilin, ai mësoi gjermanisht dhe punoi vullnetarisht në një qendër integrimi për rusishtfolësit. Më pas erdhi edhe gruaja që kërkoi po ashtu azil. Ponomarjov mendon se kjo përgjigje nuk është e drejtë. “Nga ne pritet që të shprehemi dhe të jemi aktivë, dhe pastaj na mohohet azili. Vetëm nga ajo që kemi marrë pjesë në protesta këtu, mund të shkojmë në burg në Rusi sipas disa neneve të ligjit atje.” Ponomarjov ka qenë pjesë e disa protestave kundër luftës para ambasadës ruse në Berlin. Ai ka frikë se mund të akuzohet për “diskreditim të ushtrisë ruse”.
Një i ri tjetër, Dmitrij (emri i ndryshuar) pas vizitës në qendrën e shërbimit ushtarak rus u arratis menjëherë. Atij iu dhanë disa orë kohë që të bënte gati valixhen, por Dmitrij u fsheh dhe më pas u largua nga vendi. Në Rusi ai u angazhua kundër luftës duke shkruar grafite kundër luftës në murdhe ka përgatitur postera, por më shumë nuk mund të them, thekson ai. Po për autoritetet gjermane kjo nuk është provë e mjaftueshme, se ai rrezikohet në vendlindje. “Mendohet se jam i sigurtë në Rusi”, thotë ai me ton sarkastik. “Vetë kanë frikë të luftojnë kundër regjimit të Putinit, por u bëjnë thirrje rusëve që të ngrihen kundër.”
Shans i vogël i rekrutimit?
Aktivisti për të drejtat e njeriut, Rudi Friedrich nga shoqata gjermane, Connenction e.V. që angazhohet për të drejtat e atyre që refuzojnë luftën dhe dezertorëve nga Rusia ka parë disa letra të ngjashme të autoriteteve gjermane, ku pak a shumë përdoret i njëjti argumentim, me të cilin rusëve iu mohohet azili në Gjermani. Sipas gjykatave apo Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve duhet të ketë një “probabilitet të lartë” të një përndjekjeje, thotë Friedrich.
“Në lidhje me detyrimin për shërbimin ushtarak rus shpesh mendohet, se nuk ekzsiton një probabilitet i tillë, edhe atëherë kur personi paraqet dokumentin me kërkesën e rekrutimit.” Sipas Friedrich në këto raste thuhet, se probabiliteti është i ulët, se personi ka moshë të madhe, ose thuhet, se “ka rreth 25 milionë rezervistë, që mund të thirren në luftë. Pse pikërisht ju?”
Ky argumentim mund të jetë konform anës juridike, por interpretohet në disfavor të azilkërkuesit. “Si pasojë ata vërtet kërcënohen në fund nga thirrja në luftë”, thekson Friedrich. Në të njëjtën kohë ai thkeson se dezertorëve rusë që kanë ikur nga luftimet dhe kanë ardhur në Gjermani iu njihet azili.
Rënie e numrit të njohjeve të azilit
Sipas të dhënave të BAMF që nga fillimi i luftës në Ukrainë 4431 meshkuj nga Rusia kanë kërkuar azil në Gjermani. Në shumë raste azilkkërkuesit dërgohen në vendet nga kanë ardhur fillimisht dhe që janë përgjegjëse për dhënien e azilit. Në rastet, kur Gjermania ka pranuar procedurën e azilit, i është njohur azili 159 personave. Numri i përgjigjeve pozitive për kërkesën e azilit është në rënie. Marrëdhënia mes refuzimit të azilit dhe njohjes së tij në vitin 2022 ka qenë gjashtë me katër, kurse sot është një me nëntë. Të dhënat i janë ofruar deputetes së Majtë gjermane, Clara Bünger. Në bazë të këtyre të dhënave ajo kërkon nga qeveria gjermane të udhëzojë BAMF që t’u ofrojnë ndihmë të zgjeruar rusëve që refuzojnë luftën, ashtu siç edhe u tha. “Ky do të ishte një sinjal i fortë politik për paqen”.
Oleg Ponomarjov dhe Dmitrij nuk duan të kthehen në Rusi. Ata thonë, se në Rusi i pret “tortura, burgu, lufta dhe vdekja.” Ponomarjov thotë se ka frikë, “që një ditë, kur të zgjohet, do të trokasë policia në derë dhe do të thotë, gati për në Rusi”. Megjithëse dëbimet drejt në Rusi nuk janë të mundura për shkak se nuk ka lidhje direkte fluturimi me Rusinë, dëbime janë kryer përmes vendeve të treta. Për shembull me Serbinë për rusë që kanë kryer vepra penale. Të dy pacifistët rusë ndërkohë e kanë apeluar vendimin e Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve. Procedura mund të zgjasë me vite. Në këtë kohë ata mund të qëndrojnë në Gjermani, por me këtë lloj statusi është e vështirë për ta të gjejnë punë, të studiojnë apo të marrin një apartament me qira.DW
Të tjera
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Një tërmet është shënuar pak minuta më parë në Shqipëri. Tërmeti, sipas Qe...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...