Agim Ademi flet për herë të parë për skandalin e kurdisjeve në futboll, ka një paralajmërim
Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 20 April 2024
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar për herë të parë pas skandalit të kurdisjeve që preku Ligën e Parë ku ishin të përfshira Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar për herë të parë pas skandalit të kurdisjeve që preku Ligën e Parë ku ishin të përfshira Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit.
I pari i FFK-së ka thënë se institucioni që ai drejton do të jetë i pa kompromis ndaj të gjitha palëve që në një mënyrë apo tjetër kërcënojnë integritetin e garave në futboll dhe se dënimet do të jenë shumë të ashpra.
“Në fakt nuk është vendim i këndshëm dhe nuk merret me dëshirë kur ka raste të tilla sepse Federata e Futbollit nuk është këtu për t’i dëmtuar klubet dhe nuk i dëmton kurrë, por është strikt për ta mbrojtur integritetin e garave dhe t’i mbrojë garat. Sepse ne kemi thënë në fillim dhe është e natyrshme që edhe për të shkuar prej lige duhet të shkoj ai që e meriton të shkoj prej lige edhe për t’u bërë kampion ai që e meriton të bëhet kampion. Normalisht ne do ta ndjekim këtë kurs deri në fund, përndryshe ne nuk e dimë atëherë kualitetin dhe nivelin profesional të futbollit tonë. Rasti i kësaj ndeshje është cilësuar si ndeshje e kurdisur dhe normalisht kur cilësohet e tillë janë sanksionet dhe këto sanksione kanë ardhur nga komisionet”, tha Ademi.
Vendimi për përjashtimin e të dy klubeve nga Komisioni i Garave i cilësua nga shumë njohës të futbollit si i ngutshëm, por Ademi ka një përgjigje të prerë për këtë çështje.
“Pse a nuk i keni parë ju? A nuk e merrni ju për bazë deklaratën e futbollistëve, nuk i merrni ato? Apo nuk i merrni edhe incizimet, nuk i merrni edhe mesazhet. Tani duhet realisht futbollin me e mbrojt dhe realisht edhe klubet kur është nevoje me i mbrojt, por duhet në realitet të veprojmë në këto çështje…Kjo është e ditur prej të gjitha klubeve, sepse nuk tolerohen fiksimet ose lëshimet e ndeshjeve, apo edhe kurdisjet e ndeshjeve, nuk tolerohen askund në botë”, nënvizoi Ademi.
Më tutje Ademi ka folur edhe për ankesat e disa klubeve mbi gjyqtarët për shkak të disa pretendimeve se ata me vendimet e tyre po ndikojnë në rezultatet e ndeshjeve duke thënë se nëse ka gjyqtar që qëllimisht e dëmtojnë një skuadër, ata do të përjashtohen nga organizata e gjyqtarëve.
“Nuk them që nuk gabojnë dhe nuk dëmtojnë referët, ka ndodhur që kanë dëmtuar, pro me qëllim nëse kapet cili refer e dëmton, normalisht që sanksionet janë edhe për referët deri në përjashtim nga organizata e referëve. Sigurisht që dalja e foljes së njerëzve se federata ka ndikim, është shorti, kush të bie në short, e kanë të drejtën të vijnë dhe të monitorojnë shortin secili klub. Këto logjikat që e vendosin fajin tek referët apo te federata për mos-suksesin e tyre janë tek njerëzit të cilët janë të cekët dhe sigurisht nuk duhet të vihet ën dyshim kjo punë sepse federata i ka bërë të gjitha gjërat e mundshme vetëm për të qenë sa më konkret dhe sa më sigurt klubet dhe njëkohësisht edhe organet tona. Nuk ka asnjë gjë më të pastër se shorti, ai i cili të bie, nuk ka shans në short asnjë njeri ta vendosë dikë siç po flitet”, vazhdoi më tutje i pari i FFK-së.
Por, i pari i FFK-së është shprehur i bindur se gjyqtarët në Kosovë janë tejet kualitativë dhe se secili prej tyre ka kaluar të gjitha fazat përgatitore për të ndarë drejtësinë në elitën e futbollit kosovar.
“Ai i cili i ka dhënë provimet dhe ai i cili është vlerësuar të jetë në Superligë, nuk mund t’i themi është gjyqtar pa përvojë ose gjyqtar i dobët. Ai aty e tregon vetën, nëse është i dobët nuk futet në listë dhe nuk mund të paragjykojmë ne që ky është i dobët ose ky është i mirë, secili fillon nga diku dhe ata të cilët vijnë në Superligë nuk vijnë pre qielli drejt në Superligë, por sigurisht ka qenë tek të rinjtë, në Ligën e Dytë, në Ligën e Parë pastaj vjen i jep provimet dhe gradohet për Superligë” deklaroi në fund Ademi.
Përtej këtyre problematikave, Ademi ka vlerësuar se futbolli i Kosovës po vazhdon me rritjen e nivelit të cilësisë ndërsa në këtë drejtim do të ndihmojë edhe më shumë infrastruktura sportive në të cilën po punohet me përkushtim shumë të madh.

T� tjera
-
Punëtorët e KEK protestojnë pasnesër para zyrave të menaxhmentit, këto janë dy kërkesat e tyre
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 n...
-
Çmimi i naftës bie edhe më tej në bursat ndërkombëtare, në Kosovë lirimi po reflektohet ngadalë
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme në bursat ndërkombëtare të mar...
-
Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju
Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për idenë e bashkëp...
-
Sveçla: Me pare të ngrohjes së shkollave, u pagua shiriti i famshëm paralajmërues
Gëzim Sveçla ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se ka shpenzua...
-
Fatmir Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas 16 shtatorit!
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka zhvilluar në Prizren një takim me struktu...
-
AGK mirëpret aktakuzën e re për sul*met ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës kundër...
-
Çekaj kundërshton paralajmërimin e Ramosajt për shtrenjtimin faturës së mbeturinave: Dështimet tuaja nuk është e drejtë të i’a faturoni qytetarëve
Anëtari i Kuvendit komunal të Deçanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ndriç...
-
Kurti ndan pjesë nga intervista në Radio France Internationale: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për intervistën e dhënë për Ra...
-
Evropa dhe SHBA dakordohen t’i rishikojnë marrëveshjet e sigurisë për të mos u përshkallëzuar konfliktet
Përfaqësuesit evropianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ...
-
Parandalohet futja e një thi*ke në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një t...
-
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?
Konsultimet e Kosovës me Bashkimin Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhom...
-
Ahmeti akuzon Qeverinë për bllokimin e themelimit të ndërmarrjes lokale “Ulpiana” në Lipjan
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar lidhur me procesin e ...































