Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 19 April 2024
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Arben Taravari, nga koalicionit VLEN, që përbëhet nga katër parti opozitare shqiptare pritet ta kenë të vështirë të arrijnë në raundin e dytë të votimit, që do të mbahen më 8 maj. Sipas analistëve politikë në Maqedoninë e Veriut, gjasat më të mëdha i kanë presidenti aktual, Stevo Pendarovski dhe kandidatja opozitare nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova. Në anën tjetër, të njëjtin kritikojnë partinë në pushtet në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për përfshirjen në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Sefer Selimi, thotë për KosovaPress se nuk ka pritshmëri për dalje të madhe të votuesve në zgjedhjet e 24 prillit, mirëpo thekson se do të jetë një tregues i qartë se cili kamp shqiptar do të peshojë më shumë në zgjedhjet parlamentare më 8 maj.
“Gjasat për të kaluar në një raund të dytë janë shumë të vogla. Në teori ekzistojnë, por në praktikë për shkak të numrave është po thuajse e pamundur që ndonjëri prej kandidatëve të kalojë në raundin e dytë. Megjithatë, këta dy kandidatë janë kryesorët e kampeve të tyre politike, kësaj radhe ato përdorën për të mobilizuar votuesin që do të pasojë më 8 maj… Sipas të gjitha gjasave në raundin e dytë do të kalojë presidenti aktual, Stevo Pedarovski dhe Davkova e kandiduar nga kampi opozitar maqedonas. Kjo garë po ripërsëritet nga viti 2019 dhe duket që partitë politike nuk mund të gjejnë kandidatë më të përshtatshëm”, tha ai.
Skeptik për rezultate pozitive të partive shqiptare në zgjedhjet presidenciale është edhe analisti tjetër në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri.
Ai thotë se gjasat janë të vogla që dy kandidatët shqiptarë për president të arrijnë raundin e dytë të votimit, por shton se Bujar Osmani mund të arrijë një rezultat që t’i afrohet kandidatit të dytë në këto zgjedhje.
“Gjasat janë të vogla, por përderisa garojnë asgjë nuk është e përjashtuar. Të mërkurën do të nisë çdo gjë nga zero dhe deri atëherë nuk dihet sesi do të votojnë dhe kush sa vota do të marrë. Megjithatë ka shumë pak gjasa, mendoj se koalicioni që është krijuar nga ana e BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët që grumbullon edhe disa parti të vogla ka gjasa që të arrijë një rezultat më të kënaqshëm që do t’i afrohej kandidatit të dytë që do të del në këto zgjedhje. Mirëpo, mbetet të shihet sesa ky rezultat do t’i mundësojë kandidatit shqiptar që të rezultojë i dyti dhe me këtë të shkojë në raundin e dytë”, deklaron Neziri.
Duke folur për përfshirjen direkte të kryeministrit Albin Kurti në zgjedhje, analisti Sefer Selimi, thotë se ky implikim mund të ketë ndikim në raportet Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe vetë marrëdhëniet ndër-shqiptare në rajon.
Sipas tij partitë opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut po dëshirojnë të përdorin figurën e Kurtit për vota.
“Kampi politik opozitar (shqiptar) mundohet me çdo kusht dhe çdo formë të përdorë autoritetin e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Mundësohet që në mungesë të potencialit të liderëve brenda në front të fshihen pas figurës së Kurtit. Megjithatë, nuk pres që përfshirja direkt e LVV do të ndikojë në rezultat zgjedhor, sa do të ketë implikime në të ardhmen jo vetëm ndërmjet të dy shteteve tona Kosovë-Maqedoni e Veriut, sa për marrëdhëniet ndër-shqiptarë në rajon. Po thyhet një praktikë dhe një standard parimor që është mbajtur gjithë këto vite”, tha Selimi.
Mendim të njëjtë shpreh edhe analisti Xhelal Neziri.
“E gjithë kjo përfshirje mendoj se do të paraqes problem më shumë për shtetin e Kosovës sesa për faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut, qofshin shqiptarë apo maqedonas. Ka një shqetësim te bashkësia ndërkombëtare në Shkup për shkak se ata frikësohet të mos krijohet një precedent i rrezikshëm i zyrtarëve të shteteve të tjera jashtë kufijve të tyre. Mund të ndodhë që ky precedent të përdorët dhe keqpërdorët edhe nga ana e Vuçiq që të ndikojë më haptas në zgjedhjet në Bosnje, Mali të Zi, Kosovë dhe pse jo Maqedoninë e Veriut”, tha Neziri.
Në bazë të ligjit, në raundin e parë, president mund të zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave nga numri i përgjithshëm i trupit votues, që arrin 1.8 milionë zgjedhës.
Në raundin e dytë, kalojnë dy kandidatët me më shumë vota, ndërsa zgjidhet ai që arrin të sigurojë mbi gjysmën e votave të atyre që kanë dalë në votime, me kusht që pjesëmarrja të jetë 40 për qind e trupit votues.
Të tjera
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Një tërmet është shënuar pak minuta më parë në Shqipëri. Tërmeti, sipas Qe...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...