Kosova drejt KiE, Haradinaj: Hap kolosal
Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 16 April 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka mirëpritur mbështetjen e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke thënë se ky paraqet një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë miqtë e saj!”, ka shkruar ai.
Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Kreshnik Ahmeti, pjesë e delegacionit të Kosovës, tha se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi opinionin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës si shtet anëtar.
“Ky opinion rekomandon anëtarësimin e plotë të Kosovës, pa asnjë parakusht shtesë, si shtet evropian sipas nenit 4 të Statutit dhe duke hequr fusnotën nga denominimi. Mirëpresim amandamentet e propozuara dhe miratuara të cilat kërkojnë që të avancohen të drejtat civile të qytetarëve të Kosovës dhe jemi të lumtur që opinioni u mbrojt nga amandamentet të cilat do ta pengonin procesin e anëtarësimit. Rezultati i sotëm është sukses i angazhimit intensiv të të gjitha institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtar. Gjithashtu, mbështetja e fuqishme demokratike në APKiE duhet të shihet si sinjal pozitiv nga Komiteti i Ministrave që ta trajtojë aplikimin e Kosovës në muajin maj të këtij viti. Juristë eminentë të KiE konfirmuan që Kosova plotëson standardet, raportueset politike konfirmuan që Kosova plotësoi parakushtet, APKiE që nga sot rekomandon anëtarësimin. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për hezitim, shtyrje e aq më pak kundërshtim të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës,” ka theksuar Ahmeti në Facebook.
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...