Sport

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë feston me flamurin “kuqezi” titullin e Leverkusenit

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 14 April 2024

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka fituar titullin kampion në Bundesliga për sezonin 2023/24.

Granit Xhaka ishte një nga realizatorët e pesë golave në fitoren e Leverkusenit në “BayArena” ndaj Werder Bremenit me rezultatin 5:0

Në stadiumin e klubit gjerman i pranishëm ishte edhe ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Blerim Rrustemi.

-Advertisement-

Madje, Rrustemi mori me vete flamurin “kuqezi” dhe u fut në fushë për ta festuar titullin e shokut të tij, Granit Xhakës.

Rrustemi kishte luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë gjatë vitit 2007, kurse ishte pjesë e shumë skuadrave në Gjermani.

Kujtojmë që Leverkuseni nuk ka humbur asnjëherë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy