Lajme

25 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës të Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 09 April 2024

Sot bëhen 25 vite nga lufta e “Lagjes së Re” dhe të Rakocit ku kishin rënë heroikisht 28 dëshmorë dhe 32 martirë në Kaçanik. Beteja e “Lagjjes së Re” dhe Rakocit është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në Komunën e Kaçanikut.

Me rastin e 25 vjetorit të rënies së 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës, të cilët ranë më 9 prill 1999 në Lagje të Re dhe Rakoc, nën përkujdesjen Kryetarit të Komunës Besim Ilazi në bashkëpunim me Këshillin Organizues dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik, sot Manifestim Përkujtimor në Lagje të Re dhe Rakoc.

Pas përfundimit të Manifestimeve Përkujtimore do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re dhe në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve .

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera