34 të rinj përfitojnë grante prej tre mijë eurove për të hapur bizneset e tyre
Autori: Gazeta inFokus
18:34 | 05 Prill 2024
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Drejtorin e GIZ në Kosovë, David Oberhuber dhe Drejtoreshën e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Jehona Rexha, takuan sot 34 përfituesit nga masa e vetëpunësimit.
Kështu bën të ditur ministria e Financave në një postim në Facebook.
“Ideatorët e planeve të përzgjedhura u pritën sot nga Ministri Murati i cili ritheksoi mbështetjen ofruar të rinjve në punësim dhe vetëpunësim. Ndër të tjera, Ministri Murati shprehi se ‘si MFPT, po fuqizojmë të rinjtë të materializojnë idetë e tyre duke hapur biznese ku përveç mbështetjes financiare, ofrojmë edhe mentorim përgjatë muajve të parë të operimit të biznesit’”.
“Nga ana e tij, Drejtori Oberhuber theksoi bashkëpunimin ndërmjet GIZ dhe APRK në zbatimin e disa projekteve të përbashkëta, ku synimi është zhvillimi i masave aktive të tregut të suksesshme që kanë potencial të shndërrohen në skema të përhershme”.
“Drejtoresha Rexha theksoi rëndësinë e masës së vetëpunësimit si shtysë për nxitjen e ndërmarrësve në mesin e të rinjve, duke thënë se kjo masë tashmë mundëson kalimin e 34 punëkërkuesve në punëdhënës”.
Pjesa e dytë e takimit u fokusua në një diskutim të hapur ndërmjet Muratit dhe të rinjve përfitues, ku këta të fundit patën mundësi të shpalosin idetë e tyre por edhe të marrin këshilla në rrugën e tyre drejt ndërmarrësisë.

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
































