Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale
Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 05 April 2024
Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet nga leximi në letër te ai digjital
Studimi pioner për këtë çështje u publikua nga neuroshkenctarët e Columbia University duke dalë në konkluzionin se: leximi i mirë arrihet vetëm kur lexohet në letër, ndryshe nga pajisjet digjitale.
Sipas studimit, leximi në letër e detyron fëmijën nga mosha 10 deri në 12 vjeç të jetë më i përqendruar dhe të ndjekë të tjerë mekanizma, në krahasim me ato të të mësuarit nga një pajisje me ekran.
Në studim u vëzhguan 59 fëmijë nga mosha 10-12 vjeç të cilët duhet të lexonin një tekst në të dyja formatet, teksa shkencëtarët kishin vendosur pajisje për të parë aktivitetin në trurin e tyre.Pas leximit, fëmijët duhej të perfomonin disa detyra me pak fjalë për gjykimin e tekstit.
Arsyeja pse u përzgjodhën këto mosha është pikërisht sepse konsiderohen kritike për zhvillimin e të lexuarit.
Sipas studimit ka një ndryshimi kritik mes “të lexuarit për të mësuar” dhe të “mësuarit për të lexuar”.
Një tjetër dallim lidhet edhe me shëndetin e syve, pasi fëmijët që lexojnë në libra, kanë tendencën të kenë më pak probleme të shëndetit të syve.Në konkluzion të studimit, sugjerohet që libri dhe letra e shkruar të mbahet sa më gjatë në qarkullim, sepse është ndikues i rëndësishëm dhe i dukshëm në perceptimin që ka truri për të thithur informacion.
Fëmijët që lexojnë në letër kanë gjykim më të mirë ndaj informacionit që marrin.
Të tjera
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...
-
Deputeti gjerman e qorton Qeverinë e tij që s’e futi në agjendë Kosovën, paralajmëron diskutim në Vilnius
Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i gr...
-
Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas dështimit që kërkesa e Kosovës ...
-
Krasniqi: Kjo qeveri dështoi të finalizojë një punë pothuajse të kryer
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mos anëtarësimin e ...
-
Degradimi i Drinit të Bardhë, sekuestrohen një kamion dhe ekskavator
Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësin...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranim të kadetëve
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për vitin akademik 2024/2025 për pranim ...
-
Aksidẹnt në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në qytetin e fshatin Raushiq të q...
-
Ramabaja: Kurti njihet botërisht si një prej kryeministrave më intelegjentë në Evropën Juglindore
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja në një debat televiziv e ka ko...
-
Sami Kurteshi thotë se interpretimi shkencor e nxjerr të pafajshëm për sulm
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...