Rozë

Shoqja e ngushtë i mori të fejuarin futbollist dhe u martua me të, rrëfehet modelja shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 04 April 2024

Vesa Vllasaliu ndau disa detaje shokuese për jetën e saj private pak javë më parë, ndarjen nga futbollisti, Mërgim Berisha, si dhe martesën e këtij të fundit me ish-shoqen e saj më të ngushtë.

E ftuar së fundmi në një emision, Vesa u pyet nëse ka pasur më ndonjë kontakt me ish të fejuarin e saj, dhe po ashtu me ish-shoqen e saj.

Ajo tha se me ta nuk mban më asnje kontakt dhe për çështjet e tjera ka angazhuar avokatin e saj.

-Advertisement-

“Kam avokatin tim, merret ai me këto. I telefonon prindërit e mi, ose dajën tim për me marr informacione, sepse unë s’kam nerva.

Ata le të jetojnë jetën e tyre, edhe unë temën”, deklaroi Vllasaliu duke mos ndarë detaje të tjera.

Lidhja e saj me futbollistin Berisha ka qenë ndër më të komentuarat muajve të fundit. Vesa pati akuzuar ish-shoqen e saj e ngushtë se kishte ndërhyrë në lidhjen e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera