Hetuesit zbarkojnë në Mjekësinë Ligjore: Dyshohet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit?
Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 29 March 2024
Janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Kjo dyshohet se ka ndodhur gjatë së premtes në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lajmin e kanë konfirmuar për gazetën Nacionale disa burime të afërta me zhvillimet.
Sipas burimeve, një numër hetuesish kanë zbarkuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe po vazhdojnë me hetimet.
Burime të afërta me zhvillimet i kanë thënë Nacionales se sipas dyshimeve, mostrat e Astrit Deharit janë gjetur nga Ekipi i Inventarizimit.
“Ekipi i inventarizimit i ka gjetur mostrat. Gjatë fazës së parë të inventarizimit janë gjetur vetëm mostrat e urinës, në inventarizimin e dytë kanë qenë mostrat komplet”, kanë deklaruar këto burime për Nacionalen.
Nacionale ka tentuar kontaktin me U.D drejtorin e IML-së, Ditor Haliti, por ai nuk është përgjigjur.
Kurse, drejtoresha e laboratorit të Toksikologjisë, Flutura Goga, ka thënë për Nacionalen se gjendet në pushim pasi ka rast vdekjeje.
“Tash dëgjova. Jam në pushim pasi kam rast vdekje”, tha ajo shkurtimisht.
Nacionale ka tentuar të kontaktojë edhe me prokurorin e rastit, Afrim Shefkiu, por as ky nuk e ka hapur telefonin.
Gazeta Nacionale për këtë çështje i ka shkruar edhe Prokurorisë Speciale, por deri në momentin e publikimit të shkrimin nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Nacionale ka mësuar se hetuesit tashmë po intervistojnë disa prej punëtorëve në IML.
Nacionale kishte raportuar para rreth një viti se ishte gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit.
Një burim brenda Institutit të Mjekëses Ligjore(IML), kishte treguar për gazetën se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.
“Janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit. Ato janë gjetur në objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët”, kishte thënë burimi.
Zhdukjen e këtyre mostrave e kishte njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi.
Në një konferencë për media, ajo kishte thënë se menjëherë ka njoftuar prokurorinë për rastin.
“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë rastit, mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga laboratori, kam njoftuar ushtruesin e kryeprokurorit Besim Kelmendi. Në rasat e epruveta kanë qenë 15 epruveta me gjakë, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit”, ka thënë Haxhiu.
Ajo kishte treguar se në atë hapësirë qasjen e njerëzve ishte e kufizuar.
“Ky akt është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në frigoriferët e rinj, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në tërësi” kishte thënë ministrja.
Zhdukja e mostrave kishte nxitur reagime të shumta në vend.
Ministrja e Drejtësisë kishte suspenduar katër zyrtar të IML-së për këtë çështje, ndërsa prokuroria kishte nisur hetimet, duke intervistuar njerëz.
Të tjera
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...
-
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori...
-
Ja kur pritet të hapet pishina e Gërmisë
Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë...
-
“I vdiq djali përpara…”- Halil Kastrati rrëfen historinë prekëse me ish-ushtarin e UÇK-së!
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, në një intervistë dhënë për dokumentarin ...
-
Çejku: Presidentja Davkova, e pamatur në shmangien e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut
Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë tha për Zërin ...
-
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë De...
-
Sveçla dhe Hoxha vizitojnë policin që u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Koso...
-
Rama reagon pas takimit me shqiptarët në Athinë: Faleminderit nga zemra, hapim një kapitull të ri vëllazërimi me Greqinë
Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet ...
-
Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes
Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë...
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...