Lajme

Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 29 March 2024

Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjallur dyshime të shumta.

Duke filluar nga shuma e tij dhe nga forma se si në këtë tender përshkruhet se çfarë punësh do të realizohen me këtë shifër marramendëse, shkruan Gazeta Infokus.

Ilir Kërçeli, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar pjesën e përshkrimit të kësaj kontrate.

-Advertisement-

Aty thuhet se Prishtina Parking po synon të fillojë zbatimin e projektit të Qytetit Smart, derisa në vazhdim përsëri jepen vetëm disa “synime” të këtij projekti.

“Ky është përshkrimi me të cilin Komuna e Prishtinës do ti shpenzojë 2,533,000.00 milion euro.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës: N.P.L. “Prishtina Parking” synon të fillojë zbatimin e projektit të Qytetit të Smart. Me këtë projekt, Prishtina synon të ketë një ndikim pozitiv që rrit cilësinë e jetës, promovon qëndrueshmërinë dhe përmirëson përvojën urbane në përgjithësi. Projekti synon të përmirësojë efikasitetin e menaxhimit të parkimit në zonat urbane dhe tregtare, të përmirësojë fluksin e trafikut dhe të ofrojë një përvojë parkimi efikase dhe tërheqëse për banorët dhe vizitorë”, shkruan Kërçeli./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera