Lajme

Von Cramon: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes e kufizon lirinë e shprehjes

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 27 March 2024

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka shpërndarë në profilin e saj në platformën “X” një artikull të “Balkan Insight”.Von Cramon duke u bazuar në artikull ka thënë se në Kosovë “ushtria dixhitale” e LVV-së e kufizon lirinë e shprehjes.

Tutje, ajo ka thënë se këtë e kanë konfirmuar ish-anëtarë të partisë në pushtet.

“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Në të vërtetë ushtria dixhitale e VV kufizon lirinë e fjalës. “Në Kosovë, ish-anëtarët e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë konfirmuar gjithashtu ekzistencën e një ushtrie dixhitale që ka për detyrë të përhapë informacione, të rrisë praninë dixhitale dhe të synojë pikëpamjet e kundërta”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera