Lajme

Gashi: Kryeministri është i dorëzuar politikisht, qytetarët të përgatiten për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 25 March 2024

Shefi I grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se qeverisja e Albin Kurtit, po shkon drejt fundit.

Para mediave pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje.

“Zgjidhja të cilën ne konstatojmë është se kryeministri duhet t’iu japë mundësi qytetarëve që të gjejnë zgjidhje. Ai duhet të dorëhiqet, dhe pastaj ne ta shpërndajmë kuvendin. Kurti duhet ta krijojë situatën e re politike me dorëheqje”, u shpreh Gashi.

-Advertisement-

“Kryeministri është i dorëzuar politikisht, juridikisht, i tërhequr administrativisht, i paaftë në qeverisje, mbetet edhe formalizimi i dorëheqjes dhe tërheqjes së tij nga ky mandat”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera