Përkujtohet sot në 134-vjetorin e vdekjes mjeshtri i letrave shqipe, Thimi Mitko
Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 22 March 2024
Sot, përkujtojmë 134-vjetorin e vdekjes së Thimi Mitkos.
Thimi Mitko lindi në Korçë në vitin 1820, ku ndoqi shkollën vendore greqisht. Xhaxhai i tij, Peti Mitko, kishte qenë një ndër krerët e kryengritjes së vitit 1847 kundër Tanzimatit. Të dy e lanë atdheun në vitin 1850, duke shkuar së pari në Athinë, më pas në Plovdiv të Bullgarisë, dhe më vonë në Vjenë, ku Thimi punoi si rrobaqepës.
Në vitin 1866 Thimi Mitko mërgoi drejt Egjiptit, ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare dhe ngritjes së një biznesi të suksesshëm në Beni Suef, ku edhe vdiq në vitin 1890. Mitko mblodhi burime të folklorit shqiptar që prej vitit 1866.
Thimi Mitko kishte lidhje me personalitetet e mëdha të letrave shqipe, si Jeronim De Rada, Demetrio Camarda, Dora d’Istria, Jan Urban Jarník, Kostandin Kristoforidhi, Gustav Meyer, etj., duke iu dhënë atyre këngë popullore, gjëegjëza dhe tregime.
Ai ishte edhe autor i shumë shkrimeve në shtypin evropian në mbështetje të çështjes shqiptare. Koleksioni i folklorit shqiptar të Mitkos përmbante këngë, tregime dhe thënie popullore nga Shqipëria e jugut.
Vepra madhore e Mitkos “Bleta Shqiptare” (Alvaniki Melissa) u botua në Aleksandri të Egjiptit në vitin 1878. Sipas autorit, koleksioni kishte si qëllim të ndihmonte bashkësinë shqiptare në Egjipt, duke e ushqyer me të dhëna mbi kulturën shqiptare.Në vitin 1924 kjo vepër u ribotua e rishikuar nga Gjergj Pekmezi në Vjenë, me titullin “Bleta shqypëtare e Thimi Mitkos”.
Të tjera
-
Kurti bën homazhe në Saradran të Istogut: Gjaku i tyre nuk shlyhet kurrë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm në 25 vjetorin e masak...
-
Pas gati tri orësh përfundon intervistimi i Hysen Durmishit në Prokurorinë Speciale
Pas gati tri orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të infrastr...
-
Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin për anëtarësim në KiE me Asociacionin – dialogu në Bruksel, jo në Strasburg
Kryeministrin Albin Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton ka punuar parresh...
-
Aksidenti afër konvikteve: Dy persona në gjendje të rëndë, njëri nga ta do të dërgohet në intensivë
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot afë...
-
E rëndë: Shqiptari i vë flakén vetes në Itali, ngjarja në sy të gruas së tij
Një 47 vjeçar shqiptar i ka vënë flakën në shenjë p...
-
Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim kontrollon restorantin e Radoiçiqit
Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim aktualisht ndodhet në r...
-
Osmani kujton komandant Drinin: Pas vete la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ekrem Rexhën, të njohur si ko...
-
Pamjet e fundit nga aksidenti i rëndë në Prishtinë, ku mbetën të lënduar 6 persona
Para disa orëve ka ndodhur një aksident i rëndë në udhëkryqin afër konvikteve...
-
Maqedoni, dalja deri në orën 9 më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme
Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Ve...
-
Për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president në Maqedoni të Veriut nevojiten 362.864 vota
Në vend sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.81...
-
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën
AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19, ...
-
Policia shqipton 2 mijë e 74 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 74 tiketa t...