“Çu dil jashtë”, zyrtari i ministrisë përjashtohet nga mbledhja e komisionit, Hajdari: Lekaj e Bunjaku më bullizuan
Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 19 Mars 2024
Disa përplasje dhe përjashtim të zyrtarit të Ministrisë pati në raportimin e sotëm të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Ekonomi.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj dhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku i kërkuan kryesuesit të këtij komisoni, deputetit të PDK-së, Ferat Shala që ta përjashtonte nga mbledhja Kushtrim Dakajn, shefin e kabinetit të ministres.
“Nuk keni të drejtë ta keni këtë sjellje. Më së pari edukohuni, tani hajdeni me raportu në Komision. Kryesues, kërkoj ta largoni prej sallës. Ky s’ka të drejtë me mu drejtu ashtu”, tha fillimisht deputetja Bunjaku.
“Jo jo jo, nuk tolerohet me ofendu deputeten dhe kërkoj të largohet prej sallës. Çu largohu prej sallës. Çu, çu largohu prej sallës. Çu largohu prej sallës”, tha Lekaj më pas.
“Ministre, lirona të lutem. Unë s’po e di as kush ke me të thënë të drejtën”, tha Shala, ndërsa zyrtari i ministrisë e pranoi vendimin duke e liruar sallën.
Ministrja Rozeta Hajdari dha se u bullizua nga deputetët Lekaj dhe Bunjaku, ndërsa e pyeti kryesuesin se pse s’mori masa ndaj dy deputetëve.
“I nderuar kryesues, a është e lejuar nga ana juaj që unë të bullizohem nga deputetët me sharjet më të ulëta?”, tha Hajdari.
“Jo, s’është e lejuar. Kërkoj falje nëse dikush..”, nisi t’i përgjigjej Shala.
“A more ndonjë masë? A more ndonjë masë?”, tha ministrja.
“Nuk e dëgjova që të ofenduan”, tha kryesuesi i komisionit.
“Ka qenë bulizim i tërësishëm ndaj personalitetit tim nga deputeti Pal Lekaj dhe deputetja Valentina Bunjaku”, tha ministrja Rozeta Hajdari.
Shala përsëriti se nuk ka dëgjuar të ketë pasur ofendime ndaj ministres.

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...






























