Lajme

Pas takimit me Osmanin, Escobar thirrje Serbisë: Autorët e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 13 March 2024

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, një një konferencë të përbashkët me presidenten e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se janë të shqetësuar për sulmin e Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Escobar i bëri thirrje Serbisë që autorët e atij sulmi të dalin para drejtësisë

“Në takimin tonë patëm një bisedë të sinqertë lidhur edhe gjendjen e sigurisë jemi tepër të shqetësuar për ngjarjen e 24 shtatorit, e ftojmë Serbinë që gjithë ata që janë përgjegjës të dalin prej drejtësisë dhe të japin llogari të plotë për atë sulm”, ka thënë Escobar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera