Ekonomi

Inflacioni në Amerikë shënon ngritje, derisa FED debaton për uljen e normave të interesit

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 12 Mars 2024

Shkalla e inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje për muajin shkurt.

Çmimet e derivateve dhe ato të banimit e kanë shkaktuar më së shumti këtë ngritje, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Norma vjetore, që matë nivelin e rritjes së çmimeve ka qenë 3.2 përqind në muajin e dytë të vitit, nga 3.1 përqind sa ishte në janar, ka njoftuar Departamenti i Punës.

-Advertisement-

Biletat e fluturimit, sigurimi I veturave dhe veshjet ishin në mesin e produkteve që e kanë shkaktuar rritjes përgjatë muajit. Çmimet e nëpër dyqanet ushqimore të cilat kanë lëvizur dukshëm në vitet e fundit, kanë mbetur të pandryshuara.

Raporti mujor vjen në një kohë kritike zgjedhjesh presidenciale dhe kur Banka Qendrore e ShBA-së, Rezerva Federale, është duke debatuar hapin e radhës në luftën me çmimet.

Gjatë këtij viti pritet shumë që FED të lëvizë me uljen e normave të interesit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy