Lajme

“Nuk ishte ndalur te shenja STOP”, Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Klinë ku mbeten të vdekur dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 10 March 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Klinës ku kanë mbetur të vdekur dy persona, një burrë dhe një grua.

Policia e Kosovës në raportin e saj njëzetekatër orësh ka dhënë deaje për këtë aksident.

Në njoftim thuhet se shoferi, tashmë i ndjerë nuk e kishte ndalur veturën te shenja ‘STOP’, në aksident është përfshirë treni.

-Advertisement-

“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera