Lajme

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në disa zona në Shqipëri, bëhet thirrje për kujdes

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 09 March 2024

Reshjet e borës në disa zona malore të Shqipërisë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla, u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë vëmendje të shtuar.

Balla ka bërë të ditur se Policia e Shtetit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar janë duke pastruar rrugët.

-Advertisement-

“Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptarë dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”- ka shkruar ai në Facebook.

TopChannel raporton se reshjet e borës kanë zbardhur sërish malet në të gjithë vendin ndërsa më intensive kanë qenë në malësitë e Shkodrës dhe malësisë së madhe.

Për të mbajtur hapur rrugët Hani i Hotit -Tamarë, Tamarë -Vermosh dhe Bogë-Theth po punojnë borë pastrueset ndërsa po hidhet edhe kripë në rrugë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera