Lajme

​Dj*gia e banesës në kryeqytet, flasin banorët

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 01 March 2024

Në orët e pasdites së sotme një zjarr ka kapluar një banesë në një ndërtesë në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Banorët e ndërtesës kanë dhënë detaje lidhur me rastin dhe ata thonë se si rezultat i zjarrit është djegur banesa në tërësi.

-Advertisement-

Afrim Sejdiu, i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes dhe po ashtu i ka ndihmuar policisë, thotë për KosovaPress se e gjithë banesa është djegur, pasi për shkak të zjarrit ka qenë e pamundur të hyhet brenda.

“Unë jetoj në banesën numër 13 në katin e tretë lart. Dola në ballkon, dilte tym pastaj zbrita poshtë, po ashtu dilte shumë tym. E theva një dritare, nuk munda që të hyj. Erdhëm me një polic, dëshiruam të hyjmë. Të gjithë njerëzit janë mirë të gjithë”, tha Sejdiu.

Një banore e ndërtesës, e cila nuk deshi të identifikohej, tha se nuk është frikësuar nga zjarri dhe se banjën në banesën e saj e kishte kapluar tymi.

“Nuk jam frikësuar aspak, sepse kjo i ndodh çdokujt. Për fat, e kisha dhëndrin këtu dhe ai vrapoi dhe të gjithë fqinjët kanë dalë në ndihmë. Saktësisht nuk e di sa ka qenë ora. Unë isha në kuzhinë dhe dëgjova një erë, dhe mendova se janë duke u kallur kabllot në mur. U futa në banjë, e gjithë banja ka qenë zi, sepse dritarja ka qenë hapur, edhe tymi ka dalë nga dera e hyrjes”, ka thënë banorja.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera