Ahmeti: Osmani, kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 22 Shkurt 2024
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale. Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV-së, në mënyrë që siç tha, të ndalohet ndikimi i Rusisë.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht presidenti të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.
“Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike, në media, në shoqërinë civile dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon. Putin dhe Lavrov deklaruan se anëtarësimi i RMV-së në NATO është vija e zjarrit. Jemi dëshmitarë që na pamundësohet anëtarësimi në BE dhe të na rikthehet izolimi. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve. Prandaj iu ftoj që të bëhemi bashkë ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme dhe t’i themi bashkërisht ‘jo Rusisë, po Evropës’”, ka theksuar Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu ftoi deputetët që të miratojnë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutën e RMV-së.
Ndryshe, Bujar Osmani në garën për kryetar të shtetit si kundër kandidat do të ketë Arben Taravar, i cili është propozuar nga partitë e bashkuara opozitare. Gjithashtu mbrëmë u konfirmuar se nga radhët e OBRM-PDUKM-së kandidate do të jetë Gordana Siljanovska, ndërsa këto ditë pritet që LSDM ta propozojë edhe për një mandat Stevo Pendarovskin.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
































