Lajme

Blinken për Dinarin: Dialogu i BE-së, shtegu i vetëm i duhur për Kosovën dhe Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 15 February 2024

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për media të mbajtur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai u pyet edhe rreth çështjes së dinarit, e cila u bë temë e diskutimit tash e dy javë pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila si valutë të vetme për pagesa në Kosovë e njeh Euron.

Blinken tha se i vetmi shteg i duhur, është dialogu Kosovë-Serbi, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhur dhe madje shtegu i vetëm i dhur dhe ne jemi të angazhuar që të bëjmë gjithçka që duhet që dyja vendet që t’i ndihmojmë ato që ta përshkrojmë këtë shteg. Por, e përgëzojë edhe rolin e Shqipërinë e cila ka qenë forcë për stabilitetin rajonal”, tha Blinken.

-Advertisement-

Këtyre ditëve kanë ardhur deklarata nga zyrtarë të lartë amerikanë se nëse Qeveria e Kosovës, nuk tërhiqet nga vendimi për dinarit, nuk do të trajtohet si partnere.

Më konkretisht, kjo deklaratë erdhi nga ana e ndihmëssekretarit të Shtetit, James O’Brien.

Edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se çështja e dinarit ka prekur cilësinë e partneritetit me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera