Fokus

Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Prizren, lëndohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 07 February 2024

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Prizren tek vendi i quajtur “Fshati Slloven”.

Kështu ka konfirmuar për Infokus, zëdhënësi i Policisë Sheremet Elezaj, i cili tha se në këtë aksident janë përshirë dy veturë.

Derisa të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Në rrugën Gjakovë-Prizren tek vendi i quajtur “fshati Slloven” rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, deklaroi Elezaj për Infokus./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy