Lajme

Durmishi ua nderpren kontratën 3 ekzaminerëve, paralajmëron publikimin e keqpërdorimeve të mëdha për patentë shofer

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 25 January 2024

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për shkëputje të marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se këtë veprim e ka bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

“Ditëve në vazhdim do të prezantojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka thënë Durmishi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera