Lajme

Hovenier: Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 15 Janar 2024

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se askush nuk duhet të harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur në Reçak.

As Messi, as Ronaldo – Vinicius thyen një rekord të jashtëzakonshëm që vetëm katër lojt…
Era Istrefi merr vëmendje me stilin, teksa shfaqet provokuese në pozat e reja
Një vështrim në momentet kyçe në luftën Izrael-Hamas teksa konflikti arrin ditën e tij …
Luka Modic bëhet lojtari i dytë më i trofeshëm i Real Madridit
Hamasi publikon videon e pengjeve izraelite: “Nesër do të zbulojmë fatin e tyre”

-Advertisement-

“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar Hovenier.

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Pas Masakrës në Reçak, rifilluan luftimet 48-orëshe në mes të UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy