Lajme

Isni Kilaj mbetet në paraburgim, Apeli refuzon kërkesën e mbrojtjes për lirim

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 12 Janar 2024

Fillimisht iu bastis shtëpia.

Pastaj u përcoll në ambiente të EULEX-it, për t’u dërguar në Hagë.

Nga nëntori, ish kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë.

-Advertisement-

Mbrojtja e tij sfidoi Gjykatën Speciale për masën e sigurisë, por e njëjta e refuzoi.

“Në çdo rast, Kolegji rikujton se vendimet në lidhje me paraburgimin janë diskrecionale dhe gjyqtari i vetëm është në pozitë më të mirë për të trajtuar faktorët përkatës. Prandaj, Kolegji i Apelit nuk do të ndërhyjë, përveç nëse ankuesi demonstron ekzistencën e një gabimi të dukshëm në konkluzionet e gjyqtarit të vetëm. Kolegji konstaton se Kilaj dështon të demonstrojë një gabim të tillë, dhe rrjedhimisht hedh poshtë argumentet e Kilajt”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Gjykatës, raporton Tëvë1.

Në arsyetim, u përmend edhe një çështje për të cilën mbrojtja nuk kishte pasur kundërshtime.

Ajo e rrezikut për të ikur.

“Në fillim, Paneli thekson se Mbrojtja nuk e sfidon gjyqtarin e vetëm në lidhje me rrezikun për të ikur jashtë vendit”.

Bastisja dhe arrestimi i Kilaj, ishte vazhdimësi e një varg bastisjesh në muajin tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, nën dyshime për ushtrim ndikimi në dëshmitar dhe ndërhyrje në procese gjyqësore.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy