Kompania “problematike” furnizon ushtarët e FSK-së me çizme
Autori: Gazeta inFokus
23:48 | 30 Dhjetor 2023
Në mënyrë urgjente Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të blejë 330 palë çizme për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo ministri javë më parë ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 50 mijë eurove, të cilin tender e ka cilësuar si ekstrem emergjent.
Por, ky tender i është dhënë kompanisë e cila u eliminua nga tenderi për furnizim me çizme i hapur gjatë vitit të kaluar.
Në letrën standarde që i ishte dërguar operatorit, ishte thënë se tenderi i ishte refuzuar për shkak se ishte i papërgjegjshëm dhe nuk kishte plotësuar minimumin e kërkesave të kërkuara.
“I pa përgjegjshëm nuk ka plotësuar minimumin e kërkesave të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë, lidhur me aftësinë teknike dhe profesionale dhe është refuzuar për këto arsye: Nuk është në pajtim sipas atesteve laboratorike…”, thotë Ministria e Mbrojtjes.
Ky tender që kap vlerën 2 milionë euro, e që është hapur në qershor të vitit të kaluar, edhe më tutje nuk ka marrë vulën përfundimtare, meqë i njëjti është për momentin në Organin Shqyrtues të Prokurimit, pas ankesave të dy operatorëve.
Sasia e furnizimit me këtë tender ishte që brenda 36 muajve do të jetë 8 mijë e 500 palë çizme verore dhe 8 mijë 500 palë dimërore.
Megjithëse nga ministria e Mbrojtjes nuk kanë kthyer përgjigje nëse tenderi emergjent është hapur si shkak i dështimeve të tenderit të rregullt, njohësi i këtyre procedurave Qendrim Arifi, thotë se tenderët emergjent, nuk janë zgjidhje asnjëherë dhe se e gjitha lidhet me tenderin bazë.
Ai shton se dhënia e tenderit një kompanie që është eliminuar, lë hapësirë për dyshime.
“Ligjërisht nuk përjashtohet s’mund ta përjashtosh një kompani nga kjo garë, mirëpo në qoftë se FSK-ja e ka ftuar në negocim vetëm një kompani, të cilën në tenderin paraprak për të njëjtën çështje, e ka përjashtuar atëherë kjo tregon shumë për procesin, tregon shumë për integritetin e autoritetit kontraktues, dhe për integritetin e procesit të vlerësimit, të tenderit bazë, që është në pezullim apo është duke u zvarritur”, ka thënë avokati Arifi.
Kjo ministri në një përgjigje me shkrim, është përgjigjur vetëm kanë treguar rrjedhjen e tenderit të rregullt për furnizim me çizme.
“Zhvillimi i procedurave për furnizim me çizme ka filluar qysh në vitin 2022, tender i cili është anuluar dhe është ritenderuar në këtë vit. Nga ajo kohë për shkak të kërkesave të vazhdueshme për rishqyrtim para hapjes dhe pas hapjes së ofertave ende nuk kemi arritur që të hyjmë në marrëdhënie kontraktuale për këtë aktivitet edhe pse ka kaluar një vit e më shumë nga publikimi i njoftimit për kontratë. Vendimi i fundit mbi njoftimin e AK-së për dhënie të kontratës është bërë me datë 29.11.2023 dhe pas kalimit të afateve ligjore të ankesave do të behet njoftimi për dhënie të kontratës”, ka thënë Ministria e Mbrojtëse.
Në anën tjetër televizioni ka mësuar se pjesëtarët e FSK-së, tash e disa vjet nuk janë furnizuar me çizme. /Dukagjini/

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...





























