Von Cramon për zgjedhjet në Serbi: Partia në pushtet i përdori të gjitha mjetet për të siguruar vota
Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 21 December 2023
Presioni mbi Serbinë është duke u rritur nga komuniteti ndërkombëtar, për shkak të problemeve të shumta me procesin zgjedhor.
Tani, Bashkimi Evropian po i kërkon Serbisë, që t’i hetojë të gjitha parregullsitë e raportuara në zgjedhjet e 17 dhjetorit, ku fituese doli lisa zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, me 46.7 për qind të votave.Zgjedhjet në Serbi po i kritikon edhe eurodeputetja, Viola Von Cramon, e cila thotë për tëvë1 se ka pasur keqpërdorim të burimeve administrative gjatë procesit zgjedhor në Serbi.
Tutje, Cramon thotë se partia në pushtet përdori të gjitha mjetet e mundshme për të siguruar vota.
“Një grup i madh i vëzhguesve nga OSBE, ODHIR dhe nga Parlamenti Evropian, vëzhguan nga afër zgjedhjet në Serbi. Në raportet e tyre thuhet qartë se në zgjedhjet në Serbi ka pasur shpërdorim të burimeve administrative, blerje votash, dhe regjistrime të rreme. Më së shumti probleme janë evidentuar në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Partia në pushtet i përdori të gjitha mjetet e mundshme që i kishte ne dispozicion për të marrë vota dhe kjo është shkelje flagrante e standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka thwnw eurodeputetja për Tëvë 1
Deputetja e Parlamentit Evropian, e vlerëson si të drejtë protestën e qytetarëve serbë të cilët po kërkojnë që të përsëriten zgjedhjet në Beograd.
Sipas saj, pati përpjekje serioze për ndryshime politike në Serbi prandaj ka frustrim te qytetarët serbë.
“Reagimi i qytetarëve në Beograd ishte shumë normal, sepse ata po vlerësojnë se nuk pasur drejtësi dhe zëri i tyre nuk është dëgjuar. Veçanërisht gjeneratat e reja ishin me plotë shprese se diçka do të ndryshonte përmes këtyre zgjedhjeve, ata ishin duke pritur me orë të tëra për votuar dhe dalja ne zgjedhje ishte shumë e madhe. Pra, pati përpjekje serioze për ndryshime, por tani kur i shihni gjitha këto shkelje që kanë ndodhur, natyrisht se do dalësh në rrugë për të protestuar. Tani është e rëndësishme të shohim se si do të jetë reagimi i shtetit serb ndaj protestuesve” , shprehet ajo.
Von Cramon, ka folur edhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo vlerëson se pas formimit të qeverisë në Serbi, do të ketë një momentum të ri në këtë proces.
“Mendoj që pas këtyre zgjedhjeve në Serbi, do të krijohet një momentum i ri në dialog, sepse ka ardhur koha që të ketë rezultate konkrete. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e mbështesin fuqishëm dialogun, por megjithatë i takon palëve që të tregojnë më shumë vullnet”, tha Cramon.
Partia Progresive Serbe e Aleksandar Vuçiq, e ka shpallur fitoren në të gjitha nivelet.
Hasani: Nga Qeveria Kurti nuk kam pasur ofertë për draftimin e një statuti, nga Qeveritë tjera po
Read more
Të tjera
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...