Vendet mosnjohëse dhe dialogu pengesë që Kosova as sivjet të mos bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe
Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 10 Dhjetor 2023
Republika e Kosovës as në vitin 2023 nuk do të arrijë të bëhet pjesë e Partneritet për Paqe, që është parakusht për anëtarësim në NATO. E ky dështim sipas analistëve po bëhet për shkak se katër shtetet e tyre anëtare nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.
Ndonëse përmendin kushtet që janë plotësuar për anëtarësim në këtë organizatë, analistët kërkojnë përshpejtim edhe për shkak të rrezikut nga Rusia dhe luftës në Ukrainë e Izrael.
Për vonesa në këtë drejtim, analistët përmendin edhe dialogun Kosovë-Serbi.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për EO se se vetë transformimi i FSK-së në Ushtri është shenjë për anëtarësim, fillimisht në Partneritet për Paqe e më pastaj edhe në NATO. Shala konsideron se Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në këtë organizatë.
“Kosova i ka ndjekur të gjitha hapat e parapara të një rruge e cila dërgon në projeksione për t’u bërë anëtare për Partneritet për Paqe, rrugë e cila si transformimi i FSK-së është në progresin e saj maksimal dhe mbi këtë bazë do duhej t’i presim vetëm disa ndryshime të konturave politike në kuadër të NATO-s, ku do t’i jepej mundësia që FSK-ja të jetë përbërëse e saj sipas zhvillimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike, mund të thuhet se Kosova është shumë afër rrugës së saj drejtë NATO-s”, u shpreh Shala.
Por ish-ushtaraku, Nuredin Ibishi, e sheh pengesë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe mosnjohjen nga disa vende anëtare por për shkak të rrezikut nga Rusia, është i bindur se do të tejkalohet.
Kjo gjë sipas tij mund të arrihet me përfundim të dialogut Kosovë-Serbi.
“Po janë disa pengesa para se ne të hyjmë në Partneritetin për Paqe por që kjo do të arrihet me marrëveshjen që është pranuar nga ana jonë por jo edhe nga Serbia në Ohër. Problemi është te katër vendet që nuk e kanë njohur Kosovën por që realiteti është për shkak të rreziqeve dhe kërcënimeve nga Rusia, është e mundshme që edhe kjo të tejkalohet me një marrëveshje interne. Neni 10 i Traktatit të Uashingtonit tregon që detyrimisht duhet të jetë pranimi i gjitha vendeve anëtare të NATO-s për pranim, kjo është një fazë pak e ndjeshme por që kjo tejkalohet, mu për atë nëse kjo marrëveshje arrihet lidershipit të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe ShBA-së”, ka thënë Ibishi.
Ndonëse përmend rrezikun nga Rusia, njohësi i sigurisë ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të përfundojë sa më shpejtë, gjë që e sheh pengesë për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...






























