KQZ publikoi raportet e audituara vjetore financiare të partive politike për vitin 2022
Autori: Gazeta inFokus
14:41 | 29 Nëntor 2023
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi në ueb faqe raportet vjetore financiare pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Registrim, Certitifkim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).
Raportet e audituara financiare të vitit 2022, të cilat u takojnë partive politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së, Shërbimet për Subjekte Politike, Raportet Vjetore Financiare, ose në vegzën direkte: https://kqz- ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara/
Në njoftimin e lëshuar thuhet me këtë publikim, KQZ përmbyllë procesin e publikimit të raporteve vjetore financiare të partive politike për vitet 2021 dhe 2022 si dhe të raporteve finaciare të deklarimit financiar të fushatës së Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës (14 shkurt 2021) dhe Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale dhe dy raundet për Kryetarë të Komunave (17 tetor 2021 dhe 5 nëntor 2021).
Më 13 nëntor, KQZ ka publikuar raportet e audituara financiare të vitit 2021, të cilat u takojnë partive politike politike dhe raportet e audituara të deklarimt financiar të fushatës së proceseve zgjedhore që janë mbajtur gjatë vitit 2021.
Duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që deri më 1 mars të çdo viti të dorëzojnë raportet vjetore financiare, ndërsa pas çdo palë zgjedhjeje subjektet politike garuese duhet të dorëzojnë raportin financiar të fushatës më së largu deri 45 ditë pas ditës së zgjedhjeve.
Me qëllim të rritjes së transparencës, prej disa vitesh KQZ ka pubikuar raportet vjetore financiare dhe raportet e fushatave zgjedhore edhe kur ato nuk kanë qenë të audituara duke sqaruar se të njëjtat mund të pësojnë ndryshime dhe saktësimë gjatë procesit të auditimit.

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
































