Rritet varfëria në Kosovë, shumë familje jetojnë vetëm më 1.85 euro në ditë
Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 20 November 2023
Varfëria në Kosovë po vazhdon të rritet nga viti në vit, kështu duke bërë më të vështirë edhe gjendjen sociale të familjeve në nevojë.
Sipas raportit të fundit nga UNDP-ja për vitin 2023, varfëria në Kosovë është rritur për 16 për qind, për çka ka rënie edhe të rritjes ekonomike. Derisa nevojat bazike të qytetarëve janë rritur, të hyrat sociale për familje janë të njëjta. Lidhur me këtë situatë, njëjtë thonë organizata humanitare në Kosovë, Kryqi i Kuq. Teksa potencojnë se nevojat elementare për familje nuk po arrijnë të përmbushen për shportën familjare, pasi që çdo komunë në Kosovë ka raste të varfërisë.
Ndërkaq, ekonomistët vlerësojnë se papunësia dhe mungesa e indeksimit në treg janë shkaqe për nivelin e lartë të varfërisë në Kosovë.
Menaxherja e projektit të “Pulsit Publik”, Alisa Hasani thekson për KosovaPress se nga të gjeturat kryesore të anketës për mirëqenien ekonomike të familjeve, rezulton se varfëria në Kosovë është në rritje dukshëm këtë vit.
Ajo tha se derisa familjet në vitin 2021 kanë shpenzuar 200 euro në muaj për nevoja ushqimore, në vitin 2023 shpenzojnë më shumë për shkak se rritja e çmimeve ka ndikuar në mirëqenien e tyre.
“Ne në korrik të vitit 2023 e kemi mbajt një anketë me 1500 ekonomi familjare për me e pa deri çfarë mase inflacioni kanë ndikuar në ekonomitë, në mirëqenien ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Të gjeturat kryesore kanë qenë se përderisa të hyrat ekonomike nuk janë rritur në treg vitet e fundit, shpenzimet për nevoja bazike janë rritur shumë, p.sh. nëse flasim për shpenzimet në ushqim derisa në vitin 2021, 38 për qind të ekonomive familjare i kanë shpenzuar mbi 200 euro në muaj për ushqim, në vitin 2023 ky numër i familjeve ekonomike është rritur 59.5 për qind, që kanë shpenzuar mbi 200 euro në muaj për nevoja ushqimore. Nga rezultatet që i kemi marrë kemi parë që 20 për qind të ekonomive familjare janë më të varfra në vitin 2023 nëse i krahasojmë me dy vitet e mëparshme , 16 për qind të ekonomive familjare jetojnë nën nivelin e varfërisë që i bie 1.85 euro në ditë. Po nëse e krahasojmë me viti 2023 ku ekonomitë familjare që anë jetuar nën nivelin e varfërisë, ka qenë 14.65 , sipas rezultateve tona në vitin 2023 niveli për ekonomitë familjare që jetojnë nën nivelin e varfërisë është 16 për qind. Rritja e çmimeve ka ndikuar negativisht në jetën, në mirëqenien e tyre për shkak se iu ka rritu niveli stresit, ankthit”, tha Hasani.
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...