Sport

HISTORIKE! – Shqipëria sërish në Kampionat Evropian

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 17 Nëntor 2023

Shqipëria tashmë edhe zyrtarisht mund të nisë ftesën për kualifikimin e dytë në histori në një Kampionat Evropian.

Të udhëhequrit nga braziliani Sylvinho sonte siguruan një biletë në mesin e 24 kombëtareve më të mira, që do të garojnë vitin e ardhshëm në “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.

Shqipërisë i mjaftoi sonte një pikë përballë Moldavisë, për të arritur kualifikimin e dytë.

-Advertisement-

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zimbru” përfundoi me rezultatin 1:1.

“Kuqezinjtë” e dominuan pjesën e parë, me ç’rast edhe shkuan në pushim me epërsi minimale.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy