SHBA miraton vaksinën e parë kundër virusit që po përhapet me shpejtësi nga pickimi i mushkonjave
Autori: Gazeta inFokus
12:31 | 10 Nëntor 2023
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar vaksinën e parë në botë për chikungunya (një virus që përhapet përmes pickimit të mushkonjave), të cilën e sheh si një “kërcënim global shëndetësor”.
Sëmundja e shkaktuar nga pickimi i mushkonjave, veçanërisht i mushkonjave Aedes aegypti dhe mushkonjave Aedes albopictus, shfaq si fillim simptoma të tilla si ethe, dhimbje kyçesh dhe mund të jetë fatale për të sapolindurit.
Miratimi i FDA-së pritet të përshpejtojë përhapjen globale të vaksinës, sepse kjo sëmundje po përhapet çdo vit e më tepër. Agjencia federale e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA, bën me dije se vetëm këtë vit, janë raportuar që nga shtatori rreth 440,000 raste me chikungunya, përfshirë 350 vdekje. Amerika e Jugut dhe Azia Jugore kanë parë numrin më të madh të rasteve këtë vit.
“Vaksina e quajtur Ixchiq është miratuar për individët e moshës 18 vjeç e lart të cilët rrezikohen më tepër nga infeksioni”, tha FDA të premten
Zyrtari i lartë i FDA, Peter Marks, shprehet: Infeksioni që shkaktohet nga virusi chikungunya përbën një problem serioz veçanërisht për të moshuarit dhe individët me problematika të mëparshme mjekësore.
Sipas burimeve të FDA, të paktën pesë milionë raste chikungunya janë raportuar që nga viti 2008. Simptoma të tjera përfshijnë skuqje, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore. Dhimbjet e kyçeve mund të vazhdojnë për muaj apo edhe vite.
Njerëzit në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, Azisë Juglindore dhe pjesëve të Amerikës janë në rrezikun më të lartë të infeksionit sepse mushkonjat që bartin virusin chikungunya, janë endemike në këto zona.
“Megjithatë, virusi chikungunya është përhapur në zona të reja gjeografike duke shkaktuar një rritje të përhapjes globale të sëmundjes,” shprehet ndër të tjera FDA.
Të dhënat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve treguan se Brazili ka pasur numrin më të madh të rasteve deri më tani këtë vit me 218,613, ndërsa më shumë se 93,000 raste janë raportuar edhe në Indi.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...































