Partneri ideal i Akrepit, një sfidë e vërtetë
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 08 November 2023
Akrepi është një shenjë shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive. Shpesh kërkon të kontrollojë një lidhje, aq sa bëhet edhe agresiv. Nëse do të jeni partner i një Akrepi, jeta juaj në shtrat do të jetë një film i gjatë dhe me shumë seri. Por kujdes!
Femra Akrep
Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Po ashtu, ka edhe disa veti të zjarrta dhe të forta erotike, ndryshe nga të gjitha shenjat e tjera të Zodiakut.
Femra Akrep mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve për jetën dashurore. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dinake dhe e pakundërshtueshme. Është pushtuese e pasionit dhe dashnore perfekte. Di të jetë shumë misterioze, tinëzake, provokuese, por edhe emocionale.
Nëpër damarët e saj rrjedh gjak i nxehtë, që e bën jashtëzakonisht të ndjeshme, kurse në anën e dashurisë dhe seksit, të turpshme ose fatale.
Ka kufi mes dashurisë dhe pasionit, por gjithmonë e zgjedh maksimumin. Di të joshë në atë mënyrë që asnjë shenjë tjetër nuk ia arrin. Ajo është plot intriga dhe magjepsëse si femër të cilën e tërheqin meshkujt me karakter të fortë, për të cilët paraqet një sfidë më vete.
Akrepi femër është një femër flirtuese. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi tregon shumë kujdes në besim dhe në shfaqjen e emocioneve. Mund të mos e tregojë, por gjithmonë kërkon një lidhje të fortë dhe të afërt, në mënyrë që të arrihet kjo. Duhet të mos e thyeni besimin dhe ta lini të kuptojë se ju jeni aty për të.
Mashkulli Akrep
Është po ashtu natyrë shumë pasionante. Është mjaft dominues në lojërat e dashurisë dhe në shtrat kërkon me çdo kusht të jetë dominues. Bën gjithçka për ta kënaqur në shtrat partneren e tij, sepse fantazitë e tij seksuale nuk kanë kufi.
Ka një natyrë shumë misterioze, të cilën e vë në përdorin edhe në shtrat, ndaj nuk e ka aspak të vështirë të hutojë dhe surprizojë më lojëra dashurie që i kalojnë perceptimet e partneres. Është dinak dhe di ta bëjë të gjithë skenarin e dashurisë sipas planit të tij.
Është e vështirë ta studiosh dhe ta kuptosh, është tmerrësisht i fshehtë. Di të hipnotizojë dhe të tregojë se është dominues. Me dinakëri dhe shkathtësi shfrytëzon të gjitha mrekullitë e dashurisë. Është mjeshtër i vërtetë në përvetësimin e femrave, kurse partneres së vet i dhuron kënaqësi të madhe gjatë seksit. Është shumë potent.
Stili i dashurisë
Adhuron provokime të ndryshme që ngrehin nivelin e trupit dhe adrenalinës. I dorëzohet tërësisht kulmit të dashurisë vetëm atëherë kur e ndien se e ka përvetësuar plotësisht, e ka bërë ose e ka kënaqur partnerin. Disponon pasion të jashtëzakonshëm me të cilin me shkathtësi e realizon qëllimin e përbashkët.
Çfarë të sugjestionon tek Akrepi?
Në fantazitë seksuale nxisin: ngjyra e zërit, gjestet ose mimika, pamja e tërësishme dhe lëvizjet.
Marrëdhëniet më të mira
Akrep – Akrep: Bashkimi i të dyve ka ndjenja shumë të thella. Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja në një njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.
Akrep – Virgjëreshë: Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Edhe në një lidhje dashurie përpiqen që ta respektojnë në maksimum njëri-tjetrin. Po ashtu, këto dy shenja i anashkalojnë tiparet negative të njëri-tjetrit dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.
Akrepi- Peshqit. Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.
Marrëdhëniet më të këqija
Akrep – Dash. Është një marrëdhënie e cila duhet shmangur, sepse shenjat që posedohen nga Marsi duan të kenë vazhdimisht kontroll mbi gjithçka. Kështu që si Dashi, edhe Akrepi do të jenë gjithmonë në luftë për të pasur frenat në dorë për gjithçka në jetën e tyre.
Akrep – Binjak: Vazhdimisht Binjakët bëhen xheloz për lirinë e Akrepit dhe kjo është një shenjë e keqe, e cila i bën Akrepët agresivë. Ata duan të jenë gjithmonë të parët, nuk e kufizojnë veten përballë asnjë shenje tjetër.
Akrep – Shigjetar. Kjo është një marrëdhënie e pasigurt në shumë raste dhe shpesh ndeshet me debate të ashpra, sepse trillet e Shigjetarit hera-herës bëhen të padurueshme për Akrepin dhe e bën atë të nxjerrë anën e vet më të keqe. Po e bëri këtë, situata bëhet shumë e vështirë.
Por kujdes me Akrepin: Mos i tradhtoni kurrë! Nga të gjitha shenjat, ata janë më hakmarrës dhe nga ata njerëz që hakmarrjen e servirin si pjatë të ftohtë, atëherë kur nuk e prisni. Ata do të presin me shumë durim derisa të marrin hak për tradhtinë. Kjo është një nga arsyet pse një partner i kësaj shenje është një rrezik i vërtetë në një marrëdhënie dashurie.
Një Akrep duhet të bëjë shumë sprova për të pasur pranë vetes partnerin ideal, por nëse fiton besimin e tij, do ta ketë përjetësisht pranë vetes, citon Anabel.
Nëse zhgënjehen nga besimi, Akrepët bien në një depresion të thellë për një kohë të gjatë, por nuk harrojnë KURRË hakmarrjen, derisa ta arrijnë qëllimin e tyre dhe t’i bëjë të vuajnë ata që kanë shkelur besimin e tyre. Të jesh partner me një Akrep, duhet të kesh parasysh që jeta me të është një sfidë e vërtetë, por edhe e jashtëzakonshme.
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...