Lajme

Dedaj në Speciale: Serbia m’i ka vrarë 12 anëtarë të familjes, prej tyre dy të mitur

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 06 November 2023

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar dëshminë Gjergj Dedaj i cili është dëshmitari i 33-të në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në fjalën hyrëse, Dedaj ka thënë se gjatë luftës, Serbia ia kishte vrarë 12 anëtarë të familjes.

“Serbia m’i ka vrarë 12 anëtarë të familjes, prej tyre dy të mitur, Nikollën 15-vjeçar dhe Lindonin 14-vjeçar”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai ka thënë se më 1993-n ishte zgjedhur kryetar i Partisë Liberale.

Gjergj Dedaj është politikan i njohur i cila ka mbajtur pozita të ndryshme në institucionet e Kosovës, ndërsa së fundit ka qenë ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera